KANDIDATI/ Rama "shpëlan" gardistin e grupit të zjarrit në 21 janar: Ai tregoi shokët
Kandidimi i Agron Malajt për Bashkinë e Matit duke qenë pjesë e "grupit të zjarrit" gjatë demonstratës së "21 Janarit". Nga të shënat e këtij grupi zjarri u vranë katër persona dhe u plagosen më shumë se 40 të tjerë.

"21 Janari" ishte ngjarja, të cilën Rama e përdori si thelb të retorikës së tij politike për të ardhur në pushtet në 2013, megjithatë kandidimi i Malajt duket se ka shkaktuar mjaft reaksion në publik.

I pyetur në lidhje me faktin se përse e kandidoi Malajn si kryebashkiak të PS, Rama u shpreh se në fakt ai kishte informuar për çfarë ngjau duke rrëfyer çfarë bënë shokët.


“Nuk flas shumë shpesh për 21 janarin, kam folur se lindi nevoja per të bërë një krahasim të thjeshtë. E vërteta është që Agron Malaj ka qëne pjesë e Gardës dhe ka qenë pjesë e atij grupi por është e provuar katërcipërisht që nuk ka marrë pjesë në asnjë moment, në asnjë shkelje të ligjit.

Ju që merreni me informacionin keni të drejtën por edhe detyrën që para se ti vendosni njerëzit në një kornize shabllone të investigoni. Unë i kam bërë investigimet e mia, është larguar si shumë të tjerë po nuk është larguar për të konfirmuar fajësinë morale, po për t’i dhënë mundësinë e transparencës të gjithë procesit.

Si mund, në cilën sferë të imagjinatës mund të shkoja unë për të pranuar një person që do ishte fajtor qoftë edhe moralisht në 21 janar. Jo, ka qenë një nga ata njerëz që kanë informuar imtësisht për 21 janarin. Jam shumë i qetë në këtë drejtim.

Edhe në protestën e të shtunës jo të gjithë njerëzit që vijnë janë fajtorë.

S’mund të them kurrë që edhe njerëzit këtu para km janë huliganë, jo janë ata që bëjnë veprime të tilla. Kurrë si kam futur njerëzit në një thes. Nuk jemi të gjithë njësoj, as ne që merremi me politikë, se në të kundërt sot këtu do bëhej marshim funebër jo konferencë, do ishte marshimi për të vrarë", tha Rama.
Shtuar më 14/05/2019, ora 17:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori