Kandidati per kryeminister, Kosumi: Objektiv, krijimi i shtetit te Kosoves
Pëlqej
Albeu.com
PRISHTINE - Eshte paralajmeruar se te merkuren Kuvendi i Kosoves, do te votoje caktimin e Bajram Kosumit ne postin e kryeministrit.PRISHTINE - Eshte paralajmeruar se te merkuren Kuvendi i Kosoves, do te votoje caktimin e Bajram Kosumit ne postin e kryeministrit si dhe dy ndryshime ne qeveri. Ne nje interviste kandidati per kryeminister tha se negociimi i pavaresise dhe krijimi i shtetit te Kosoves do te jete pika kryesore ne planin e punes se kabinetit te tij qeveritar.
Z. Kosumi, cilat do te jene objektivat kryesore te qeverise se ardhshme te Kosoves?
Fillimisht po ju them se do te punojme ne baze te programit te qeverise te hartuar para tre muajve. Edhe une jam nder hartuesit e tij dhe nuk shoh ndonje arsye te bejme ndonje ndryshim te madh ne kete program. Sidoqofte, ne do te bejme nje plan te punes per vitin 2005 dhe pjesen e pare te vitit 2006. Objektivat do t'i trajtojme ne kete plan te punes. Nen nje eshte permbushja e standardeve per Kosoven; nen dy eshte ekonomia dhe zhvillimi ekonomik, krijimi i besimit tek biznesmenet dhe qytetaret e Kosoves se ketu mund te kete perparim ekonomik dhe nen tre, qe eshte pika kryesore, eshte negociimi i pavaresise se Kosoves dhe krijimi i shtetit te Kosoves.
Kur eshte fjala per kabinetin tuaj te ardhshem qeveritar, do te kete ndryshime ne te apo?
Une nuk besoj se do te kete ndryshime ne kabinet edhe pse, po e them, kjo varet prej partnereve te koalicionit, Lidhjes Demokratike dhe prej Aleances. Aleanca do te bej ndryshime ne dy dikastere ministrore per shkak te rrethanave te krijuara, ndersa Lidhja Demokratike, sa kam une informacione, do te ruaje postet qe ka pasur deri tani, keshtu qe edhe ne kete aspekt ky kabinet do te jete vazhdimesi e qeverise se ardhshme.
A mund te pritet ndonje, si te them, perforcim i elementit politik serb ne qeverine tuaj?
Nje dikaster ministror ne kemi ruajtur prej fillimit edhe per grupimin tjeter politik serb. Njeri eshte plotesuar: ministri Petkoviq eshte pjese e qeverise. Une besoj se grupimi tjeter politik do te kuptoje rendesine e pjesemarrjes dhe te punes ne institucionet e Kosoves. Fundja, demokracia nuk krijohet duke bllokuar institucionet, por duke qene pjese e tyre dhe duke luftuar nga brenda per te krijuar lirine dhe demokracine. Une pres qe ata te vijne e te angazhohen. Nese per nje kohe te gjate nuk e bejne kete, ne do te kerkojme ndonje zgjidhje tjeter.
Zoti, Kosumi, shefi i UNMIK-ut, Petersen, keto dite ka lene te kuptohet se bisedimet per statusin e Kosoves mund te fillojne ne shtator, me kusht qe te plotesohen standardet te cilat i permendet dhe ju ne fillim te kesaj bisede. Ka per te qene e veshtire permbushja e tyre brenda ketyre muajve?
Po, shume e veshtire, sepse per standardet nuk eshte punuar sa duhet gjate vitit te kaluar. C'eshte e verteta, ne kater muajt e fundit eshte punuar mjaft. Kjo eshte nje prej arsyeve. Arsyeja e dyte eshte se standardet nuk jane thjeshte disa ceshtje teknike qe mund te vendosen dhe zhvendosen, por jane disa prej parimeve themelore te demokracise dhe lirive te njeriut. Prandaj, nuk mjaftojne disa muaj per t'u bere ato dhe per t'u perfunduar. Mirepo, edhe bashkesia nderkombetare edhe ne e kuptojme se edhepse nuk mund te kryhen standardet pernjehere, ne do t'i hapim proceset dhe do te krijojme metodologjine e punes per plotesimin e tyre. Kjo eshte e rendesishme per ne si shoqeri qe te tregojme se jemi shoqeri me nje shkalle te mire te zhvillimit te demokracise dhe synojme persosjen e saj.
Si i keni pritur rezervat e opozites ne Prishtine ndaj kandidatures suaj?
Kjo eshte e natyrshme. Opozita edhe para tre muajve ka pasur rezervat e veta, ndaj eshte e natyrshme qe edhe tash t'i kete ato, sepse eshte ne natyren e opozites qe te shikoje me rezerva punen e qeverise apo kandidaturat e pozites.
Si e shikoni paralajmerimin e opozites se ka per te krijuar ate qe ajo e quan qeveri ne hije?
Une mendoj se eshte nje hap i mire i saj. Eshte ajo qe eshte edhe ne interesin tim, ne rolin e pozites. Si kryeminister, nese kalohet kjo procedure e votimit te qeverise, deshiroj te kem nje opozite te forte, jo nje opozite qe do t'i nenshtrohet pozites, por nje opozite qe e kundershton, e kontrollon dhe ia gjen pikat e dobeta. Nje opozite e tille i duhet edhe qeverise, por edhe Kuvendit. Personalisht jam i interesuar qe te krijojme hapsire me te madh ne kuvend qe opozita te jete, ta quaj, njefare kontrolluesi i punes dhe veprimeve te qeverise.
Shtuar më 21/03/2005, ora 21:01
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori