Kandidati i PD bën të papriturën, refuzon të betohet në Parlament
Indrit Hoxha, kandidat i PD, refuzoi të marrë mandatin dhe në mënyrë të paprecedentë, në sy të mazhorancës tha se nuk mund të ishte pjesë e një Kuvendi ilegjitim.

Pavarësisht se kishte kryer të gjitha procedurat ligjore për të marrë mandatin, Hoxha në mënyrë deklarative deklaroi se ai nuk mund të shkelte mbi gjakun e të përndjekurve politikë, dhe amanetin e babait të tij.

Fjala e Hoxhës:

Une Indrit Hoxha, kandidat ne listen vijuese te Partise Demokratike te Shqiperise ndermarr sot kete akt politik ne emer te babait tim te ndjere Fatmir Hoxha, i burgosur politik i regjimit kriminal qe nuk reshti deri ne frymen e fundit luften per liri dhe demokraci. E ndermarr kete akt politik ne shenje revolte dhe neverije kunder krimit te rilindur te ketij parlamenti ilegjitim dhe ne respekt te vlerave te familjes time dhe sidomos ato qe im ate me la trashegimi.

Refuzoj te marr mandatin e deputetit ne nje vend ku klika kriminale ne pushtet ka asgjesuar Gjykaten Kushtetuese dhe Gjykaten e Larte dhe ka kapur drejtesine.

Refuzoj te marr mandatin ne Parlamentin ilegjitim qe e drejton urdheruesi i vrasesve te Arben Brocit dhe shokeve te tij ne masakren e 2 Prillit.

Refuzoj te behem pjese e nje Parlamenti ilegjitim ku ulen hetues dhe prokurore te diktatures te cilet kane torturuar dhe vrare te rinj shqiptare.

Refuzoj te marr mandatin ne nje parlament ilegjitim ku ne karriken e kryeministrit ulet i biri i njeriut qe firmosi per varjen e poetit Havzi Nela.

Refuzoj te behem pjese e nje parlamenti ilegjitim ku ndodhen urdheruesit e vrasjes se tribunit te demokracise Azem Hajdari.
Ky nuk eshte parlament, por galeri e krimit. Fundi i kesaj farse kriminale eshte shume i afert.

Une refuzoj te bej betimin dhe te marr mandatin sepse ai mandat i takon popullit dhe jo krimineleve, hajduteve dhe delenxhinjve qe ndodhen sot ketu.

Rrofte Shqiperia.

Rrofte Demokracia.

Zoti i bekofte shqiptaret. /albeu.coom/

Shtuar më 08/05/2019, ora 10:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori