Kandidati i LSI-së ironi rilindjes: Është ekonomia o idiot
Pëlqej
Kandidati për deputet i LSI-së në Tiranë, Ralf Gjoni ka ironizuar rilindjen për ekonominë me shprehjen e vjetër të Bill Klintonit ‘Është Ekonomia O Idiot’. (It’s the Economy Stupid).

Me anë të një statusi në “Facebook” Ralf Gjoni shkruan:

Sot më erdhi një msg në WhatsApp nga Bill Clinton. Më kërkoi t’a postoja këtë mesazh të tij të vjetër për Rilindjen:

Është EKONOMIA ajo që ka rëndësi O Idiot!

Punë në Shqipëri nuk ka O Idiot!

Të rinjtë duhet të përgatiten për tregun e punës O Idiot!
Reforma jote në arsim goditi studentët më të mirë O Idiot!

Si mund të ndërtojë Shqipëria një ekonomi të fortë pa të rinj të kualifikuar O Idiot!

Taksat e Larta në një vend të varfër nuk sjellin mirëqenie O Idiot!

Kosto e jetesës është rritur O Idiot!
Biznesi i vogël po mbytet O Idiot!

TVSH 20% mbi bazën ushqimore rëndon mbi familjet shqiptare O Idiot!

Moskthimi i pronës tek pronari pengon investitorët e huaj O Idiot!

Subvencionet e ulta në Bujqësi e mbysin fermerin shqiptar O Idiot!

Industria e Turizmit mund të mbajë mijëra familje shqiptare O Idiot!

Mungesa e një infrastrukture turistike e mban turistin e huaj larg O Idiot!

A e di ti se 56% e familjeve dhe 90% e të rinjve shqiptarë duan të ikin larg vendit të tyre O Idiot?

A e di që politikat e tua kanë vrarë shpresën e shqiptarëve O Idiot?

A t’a ka thënë njeri se po na e bën Shqipërinë të pajetueshme O Idiot???
Shtuar më 19/06/2017, ora 16:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori