TRONDITËSE/ Lushnje, djali godet më sëpatë babain
Kandidati i Këlcyrës: Kam zyrë martesash, kur mashkulli është "i skopitur" gjej tjetër (VIDEO)
Kandidati për kryetar Bashkie i Këlcyrës Hazbi ishte i ftuar në emisionin “Xing me Ermalin” ndër të tjera ka treguar se ka marrë 2 milionë lekë për një ndërmjetësim martese. Ai është shprehur se ka një zyrë martesash, pra marton njerëz kundrejt pagesës, dhe këtë biznes mendon ta shtrijë edhe jashtë Shqipërisë.

Ai tregoi se kur mashkulli është ‘i skopitur’ femra ia thotë atij. Kështu ai vihet në kërkim për një mashkull tjetër.

Në këtë emision ai është shprehur se është pro shtëpive publike.

Biseda:

Hazbi Kasaj: Unë në punën time të përditshme kam edhe zyrë martesash, martoj njerëz. Bëj punën e ndërmjetësit kundrejt pagesës.

Ermal Mamaqi: Me sa lekë i bashkoni?

Hazbi Kasaj: Këtë e kemi sipas kokës e qylafit.

Ermal Mamaqi: Si i bashkon çiftet?

Hazbi Kasaj: Vjen mashkulli bën kërkesën, por më ka rastisur që ka pasur edhe femra që kanë kërkuar t’u gjej një bashkëshort. Kur unë i bëj gati i sjell me prindërit ose vëllain, ose motrën dhe i fus në dhomën e rrëfimit. Në dhomën e rrëfimit zbërthehen vetë ata dhe raportojnë janë apo jo dakord. Nëse bien dakord unë kërkoj pagesën.

Ermal Mamaqi: Si i fut në një dhomë?

Hazbi Kasaj: Po, në dhomën e rrëfimit, futen me partneren dhe aty tregojnë aftësitë e tyre. Mashkulli tregon nëse është mashkull, apo është i skopitur. Nëse mashkulli del i papërgatitur, femra më thotë mua që ky nuk bën për mua dhe fillojmë me një tjetër.

Ermal Mamaqi: Femra e provon një herë mashkullin dhe pastaj vendoset. Po sa merrni për një ndërmjetësim?

Hazbi Kasaj: Ne bëjmë edhe falas, po mund të shkojë edhe 500 mijë, 1 milion. Ka pasur raste edhe 2 milionë. Është me kualitete. Ne kemi zyra në të gjithë Republikën e Shqipërisë dhe po mendojmë të shtrihemi edhe jashtë Shqipërisë.
Shtuar më 02/06/2019, ora 09:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori