Kandidati i Bashës: Të jesh deputet është "peshqesh" i kryetarit
“Te jesh deputet i nje partie politike ne kete sistem, eshte si peshqesh qe te jep kryetari i partise. Keshtu ka thënë analisti Prec Zogaj, i cili është renditur ne listat e PD i pesti ne Lezhe.

I ftuar ne emisionin “Kjo Jave” te Nisida Tufes ne “News24”, ai tha se lista e Bashes eshte vetem e tija dhe qe ka gabime por keto jane te korrigjueshme.

“Nuk ka liste pa gabime, por jane gabime të korrigjueshme në perspektivë, se listë pa gabime unë se besoj se ka, midis kësaj liste dhe mos rinovimit të ekipit të PD shumë më i rëndë do ishte mosrinovimi. Ka 4 vjet që media, i kërkon kryetarit të PD që të rinovojë ekipin. Gjatë viteve Basha ka bërë përpjekje të mëdha për hapjen e partisë, gjykoj se ka parë që kjo është një parti që ka pak vështirësi për t’u hapur. Po behet konturimi i një partie popullore elektorale duke gërshetuar kandidat me karrierë politike brenda partisë me kandidatë që startojnë nga shoqëria civile.

E fundit është, se ka kohë që për shkak të sistemit në Shqiperi nuk votohet njeri, që në 2005 askush s’është votuar, në PD kanë edhe këtë normë statuore, po u zgjodhe deputetë me listë peshqesh është, bëhesh deputet pa votë, peshqesh, për këtë shkak je automatikisht edhe anëtar i kryesisë së PD pa votë. Në popull s’je votuar, në parti s’je votuar dhe je figurë e përjetshme, dhe unë ia qaj hallin cdo kryetari të PD dhe të partive të tjera që si i masin në peshore, ne nuk e dimë kush jemi unë kam dal deputet 3 herë në sistemin mazhoritar. Ne liste tani s’ke c’korrigjon, në perspektivë do të thotë që një person që s’është në listë dhe reflekton që padrejtësisht mund të jetë hequr në të ardhmen politika vazhdon, rikthehet prapë në liste, apo funksione drejtuese nëse PD fiton zgjedhjet, unë jam vete një shembull, jam hequr nga lista jam rikthyer se lista nuk është përcaktuese për karrierën politike”, u shpreh Zogaj. /albeu.com/

Shtuar më 03/06/2017, ora 18:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori