Kandidatët për deputetë socilistë që gjenden në listë menjëherë pas atyre që kanë fituar mandatin do të përfshihen në pozicione të rëndësishme në qeverinë Rama.
Burime brenda selisë së PS-së kanë bërë të ditur për gazetën “Shqip”, se aktualisht mes Ramës dhe kandidatëve për deputetë kanë nisur negociatat për shpërndarjen e
posteve të rëndësishme në
ekzekutiv siç janë zëvendësministrat, drejtuesit e agjencive qendrore dhe po kështu prefektët e qarqeve.Nga ana tjetër aleatët kanë theksuar se i kanë dërguar kryeministrit të ri kërkesat e tyre për ndarjen e pushtetit, por ende nuk kanë marrë ndonjë përgjigjie në lidhje me to.
Shtuar më 29/08/2013,
ora 10:26