Kandidatët për deputet në Kavajë 'blejnë' votat me ekskursione
Në prag të zhvillimit të zgjedhjeve të qershorit, kandidatet e partive të ndryshme po përdorin metoda të ndryshme për të fituar vota. Për këtë gjë dy kandidatët për deputetë të Kavajës, z. Parid Cara i Partisë Socialiste dhe z. Gentian Deliallisi i Partisë Demokratike i kanë ofruar maturantëve të gjimnazit "Aleksandër Moisiu" një udhëtim në Budva.


Sipas Gazetës Shqiptare rreth 150 nxënës do të udhëtojnë drejt Malit të Zi, ndërsa 70 të tjerë drejt qytetit të Sarandës. Nga vetë nxënësit mësuam se një pjesë e mirë e atyre që zgjodhën të shkojnë në Budva, janë simpatizantë të Partisë Demokratike, por janë justifikuar duke thënë se ky aktivitet nuk është aspak politik.
Shtuar më 15/05/2013, ora 10:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori