Kandidatët e fundit, Rama takon Metën dhe deputetë të PS
Kryeministri Rama po zhvillon një takim me kreun e LSI, Ilir Meta, ndërsa kanë ngelur edhe pak kohë nga afati përfundimtar i shpalljes së kandidaturave për kryetar Bashkie në zgjedhjet e 21 qershorit.

Rama edhe sot do të zhvillojë një takim me deputetët të PS, për të zyrtarizuar edhe kandidaturat që nuk janë vendosur ende. Ditët e fundit, në media po përflitet emri i ministrit Erion Veliaj, si kandidati potencial për Bashkine e Tiranës. /albeu.com/
Shtuar më 15/04/2015, ora 09:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori