Kandidat për "Nobel", si e priti Kadareja shpalljen e fituesve (FOTO LAJM)

Ismail Kadare ka vijuar rutinën e tij të përditshme duke pirë kafe pranë Parkut të Liqenit me botuesin dhe mikun e tij Bujar Hudhri, ndërsa në akademinë suedeze të çmimeve Nobel diskutohej emri i tij.

Gazeta Mapo ishte aty pranë për të tentuar një reagim para se të jepej çmimi, por shkrimtari dhe botuesi i tij nuk janë shprehur. Në kohën që doli lajmi nga Akademia Suedeze, Kadare ka reaguar me qetësi.

Këto foto tregojnë momentin kur u ndanë çmimet NobelLetërsi për vitin 2018 dhe 2019, të cilët shkuan për shkrimtaren polake Olga Tokarczuk dhe shkrimtarin austriak Peter Handke.

Shkrimtari më i njohur shqiptar në botë për të disatin vit është në listën favorite të çmimeve NobelLetërsi.

Emri i tij qarkullon në listën e Akademisë Suedeze, e cila akordon çmimet më të larta në Letërsi, që në fillim të viteve ’90, kur Shqipëria doli nga regjimi komunist dhe Kadare nisi të botohej gjërësisht në rreth 30 gjuhë të botës.

Shtuar më 10/10/2019, ora 13:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori