“Kanceri në grykë” në këto zgjedhje
nga Dionis Xhafa

Zgjedhjet po afrojnë. Lajmet mbi kandidaturat e fundit po zënë vendin e parë në faqet e gazetave, janë në kryetitujt e mediave online dhe shfaqen vazhdimisht në televizion.

Emrat e kandidaturave dhe siglat e partive nuk na bëjnë aq shumë përshtypje, për shkak se për çdo dy vjet është bërë tashmë traditë ti kemi emrat dhe siglat, veç asaj se mund të ndryshojnë këta emra.

Në lëmin e lajmeve “normale”, në media u transmetua edhe një lajm i veçantë, ndryshe për këto zgjedhje, që ia shton freskinë, por dhe e zbut disi me humor fortësinë e politikës.

Hazbi Kasaj, personi që në zgjedhje të kaluara ka thënë se “kush nuk e voton, i rëntë kanceri m’u në grykë”, kishte vendosur të kandidojë si i pavarur për kryetar të Bashkisë së Këlcyerës.

Personi në fjalë, që u bë personazh i njohur me batutën e tij, thoshte se nuk ia regjistrojnë kandidaturën, pasi të pavarurit nuk i përfill askush.

Nga ana tjetër, KQZ-ja kishte thënë se Hazbi Kasaj nuk ka dorëzuar dokumentacionin e plotë për të qenë kandidat për kryetar bashkie.

Paçka faktit se edhe lajmi ishte trajtuar me humor, duke njohur edhe personin karizmën në fjalë, në këtë rast ‘fshihet’ edhe një e vërtetë e madhe.

E vërteta qëndron në atë se kandidatët e pavarur, të cilët për fat të mirë nuk po mungojnë, e kanë tepër të vështirë përballjen në zgjedhje. Duke mos folur për rastin konkret, i cili më shumë shërben për humor, por në përgjithësi në të gjithë republikën, kandidatët e pavarur janë ata që e kanë garën më të vështirë.

Kandidatët që kanë nga pas siglat e partive janë shumë më të fuqishëm se të pavarurit, e ky i fundit duhet të bëjë një punë kolosale që të mund të jetë i pari i një bashkie.

Kjo dëshmon se zëri qytetar, pa mbështetje politike është ende i dobët /albeu.com/

Shtuar më 25/04/2015, ora 14:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori