"Kanceri është drejtesia, për Presidentin problemi është qeveria"
Pëlqej
Kryeministri Edi Rama u shpreh sot në rrjetet sociale se ka parë me keqardhje shpjegimet që Presidenti Bujar Nishani ka dhënë lidhur me reformat, veçanërisht për reformën në drejtësi.

"Me shume se keqardhje per "shpjegimet" e Presidentit! Per shqiptaret e boten kanceri eshte drejtesia per Presidentin problemi eshte qeveria!" shkruan Rama në Twitter.

Kreu i qeverisë ripërsërit se reformat nuk do të ndalen ndërkohë që në krye të axhendes në sesionin e ri të Kuvendit do të jetë reforma në drejtësi.

"Sesioni i ri sesioni i reformes rrenjesore te drejtesise dhe thellimit te reformave antikorrupsion ne cdo fushe e pa dallime #Reformasndalet" shkruan Rama.

Reagimi i Kryeministrit vjen pas intervistës që kreu i shtetit ka dhënë për një televizion, ku ai akuzoi mazhorancën për heqje kompetencash. /albeu.com/

Shtuar më 19/08/2014, ora 12:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori