Kançevska nuk do keshilla nga shqiptaret
Albeu.com
nga Anila LIMANINë Këshillin për Kulturë, trupin profesionist dhe këshillëdhënës të ministres së kulturës se Maqedonisë të përbërë nga 13 persona, ka edhe priftërinj, por jo edhe shqiptarë.Asnjëri prej 13-të të zgjedhurve të Ministres së Kulturës Elizabeta Kançevska - Milevska nuk është shqiptarë. Këshilli për Kulturë formohet për herë të parë në Maqedoni dhe përbërësit e tij kanë mandate katër vjeçare. Akademik Cvetan Grozdanov u zgjodh të hënën kryetar i Këshillit për Kulturë, ndërsa dirigjenti Borjan Canev zëvendës kryetar. Këshilli ka edhe 11 anëtarë të tjerë prej të gjitha sferave të kulturës të emëruar nga ministria e kulturës, Elizabeta Kançeva - Milevska, sipas profesionit dhe kompetencave të tyre. Anëtarë të Këshillit janë Ljubisha Georgievski- drejtor artistik i Teatrit Popullor Maqedonas, arkitekti Mitko Haxhi Pulja, Pasko Kuzman- drejtor i Drejtorisë për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, piktori Aleksandar Stankovski, shkrimtari Rade Siljan, primabalerina Tanja Vuisiq Todorovska, kritikja e filmit Ilindenka Petrushevska, episkopi Kliment Heraklejski, regjisori Millço Mançevski, akreologu Dragisha Zdravkovski dhe Oliver Bellopeta - drejtori i festivalit të xhazit. Këshilli të hënë mbajti takimin e parë konsultativ, ndërsa është paraparë që ketë disa mbledhje në muaj. Këshilli nuk do të marrë vendime, por do të sjellë mendime, propozime, këshilla, sugjerime për çështje që janë në kompetencat e Ministres së Kulturës. Këshilli për kulturë është themeluar në pajtueshmëri me Ligjin për Kulturë. Ministria njoftoi se Këshilli do të japë mendim për çështje që janë në kompetenca të Ministrisë së Kulturës dhe së paku një herë në vit deri te ministri i Kulturës dhe deri te Qeveria do të dorëzojë raport për punën e tij. “Shpresoj se do të kemi një punë frytdhënëse dhe të suksesshme. Vlerësoj se Këshilli është shumë i rëndësishëm për Ministrinë e Kulturës në raport me politikën e përgjithshme të kulturës, strategjinë e kulturës dhe zhvillimin kulturo, si dhe prezantimin e kulturës sonë në botë”, tha ministrja Milevska. Ajo sqaroi se anëtarët e Këshillit janë zgjedhur në mënyrë që të ketë barazi nga të gjitha fushat duke kyçur këtu edhe akademinë, si institucioni më i lartë i shtetit dhe Kishën Ortodokse Maqedonase.
Shtuar më 29/10/2008, ora 14:11
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori