Kanadezi me thikë në dorë tenton të përdhunojë të miturën në Durrës
Në qytetin e Durrësit është shënuar një ngjarje e rëndë këtë të mërkurë ku një shtetas kanadez ka tentuar të përdhunojë një vajzë të mitur.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në zonën e plazhit të Durrësit ku kanadezi nën kërcënimin e një thike tentoi të përdhunonte të miturën.

Mësohet se tentativa e përdhunimit është parë edhe nga kalimtarë të rastësishëm, të cilët e kanë neutralizuar shtetasin kanadez, duke i bllokuar edhe një thikë që ai mbante me vete.

Kanadezi dhe vajza e mitur, në prani të një psikologu, u shoqëruan në ambientet e policisë, ku po japin edhe deklarimet përkatëse, prej të cilave do të mësohen edhe rrethanat e ngjarjes./albeu.com/
Shtuar më 17/04/2019, ora 14:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori