Kanadaja pranon 300 000 emigrantë. Ja adresa ku mund të aplikoni
Kanadaja ka vendosur të pranojë mijëra emigrant nga vende të ndryshme të botes me qëllim thithjen e krahut të kualifikuar të punës por edhe rritjen e diversitetit në shoqëri.

Mësohet se rreth 300 mijë emigrant do të mund të pranohen gjatë vitit të ardhshëm duke rritur shpresat për shumë qytetarë të vendeve të tjera të botës që mendojnë se mund të kenë një të ardhme më të mirë në këtë shtet.

Mundësi për të aplikuar kanë edhe shtetasit shqiptar duke u filtruar nga një serë kriteresh që ky shtet ka vendosur.
Ashtu si shumë vende të zhvilluara, Kanadaja ka një popullsi prej 35 milionë banorësh, por shumica është në plakje.

Në këtë LINK KETU gjenden të gjitha të udhëzimet për të emigruar në Kanada nëpërmjet programeve të ndryshme të emigracionit që aplikon ky shtet.

Duhet treguar kujdes që secili person të gjejë programin që i përshtatet formimit dhe gjendjes së tij në mënyrë që aplikimi të ketë shance për të qenë i vlefshëm. /Albeu.com/
Shtuar më 02/11/2016, ora 12:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori