Kanadaja e vlerëson kontributin e Shqipërisë në misionet paqeruajtese
Pëlqej
Ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli zhvilloi sot një takim me ministrin e Jashtëm të Kanadasë, z. John Baird. Takimi u krye në Komandën e Forcës Ajrore në Rinas.

Ministrja Kodheli e falënderoi ministrin kanadez për kontributin që vendi i tij po jep në operacionin e përbashkët të dërgimit të ndihmës së dhënë për qeverinë e Irakut. Znj. Kodheli vlerësoi se ky kontribut është shumë i rëndësishëm në momentin kur e gjithë Aleanca po përballet me kërcënime të ndryshme ndaj sigurisë dhe paqes. Gjithashtu ministrja e Mbrojtjes Kodheli inkurajoi forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit me Kanadanë në fushën e mbrojtjes, duke intensifikuar më tej trajnimet e ushtarakëve shqiptarë në Kanada, shkëmbimet e përvojave të oficerëve apo nënoficerëve, vizita të ndërsjellta etj.

Nga ana e tij, ministri Baird theksoi se Kandaja e vlerëson maksimalisht kontributin që Shqipëria po jep në këtë operacion të rëndësishëm për demokracinë dhe të ardhmen e popullit të Irakut dhe të rajonit të Lindjes.

Më pas, të dy ministrat zhvilluan një bisedë edhe me ekupaizhin e avionit kanadez dhe përgëzuan trupat e angazhuara në këtë operacion.
Shtuar më 02/09/2014, ora 17:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori