ZYRTARE/ Ylli i Barcelonës transferohet te Roma

Dështuan me Politanon por jo me yllin e Barcelonës. Roma ka sot zyrtarizuar blerjen e Carles Perez.

Roma arriti marrëveshje me Barcelonën për huazimin e sulmuesit anësor, me obligim për ta blerë për 11 milionë euro, plus tre milionë të tjera bonuse.

Perez u njoftua nga klubi pas ardhjes së trajnerit të ri, Quique Setien, se nuk është në planet e tij dhe se do të shitej.

Klubet kishin arritur marrëveshje për të ditë më parë, dhe ishin në pritje të vendimit të Perezit, i cili erdhi të enjten.

21-vjeçari, i cili muaj më parë kishte nënshkruar kontratë me Barçën deri më 2022, largohet nga klubi katalonas për 13 milionë euro, me Romën që është e obliguar ta blejë në fund të huazimit.

Ai i kishte bërë vetëm 13 paraqitje për ekipin e parë të Barcelonës, duke i shënuar dy gola dhe dy asiste.


Shtuar 30.01.2020 12:10