Kanabis dhe kokainë në makinë, arrestohet shqiptari në Greqi
Ditën e sotme policia pas një sinjalizimi në qytetin e VolosGreqi ka arrestuar një 39-vjeçar shqiptar.

Gjatë një kontrolli policia ka gjetur në makinën e 39-vjeçarit 950 gram kanabis, si dhe 52,3 gram kokainë.

Sipas policisë ai do ta shpërndante drogën në ishujt e Greqisë. Shqiptari është dërguar në Prokurorinë e Volos, dhe mbi të rëndon akuza e trafikimit të lëndëve narkotike.
Shtuar më 19/07/2019, ora 21:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori