Ministria e Energjetikës informon sot në mëngjes si pasojë e reshjeve të dendura të shiut të rëna gjatë orëve të mbrëmjes, në zonën e
Kamzës, ka rrezik të shtuar për përmbytje.
Autoritetet shtetërore ndodhen në
terren dhe po punojnë për zgjidhjen e situatës.
Në vendngjarje ndodhet edhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.
Ndërkohë,
Autoritetet u bëjnë thirrje të gjithë banorëve të
Kamzës të cilët kanë nevojë për strehim për shkak se banesa e tyre është e rrezikuar si pasojë e motit të keq t’i drejtohen Pallatit të Kulturës së
Kamzës, i cili është kthyer në një qendër akomodimi.
Shtuar më 24/09/2019,
ora 08:08