Bëhet virale, lojtari ngatërron termometrin me armë dhe ngre duart lart (VIDEO)

Një episod tejet i veçantë dhe qesharak në të njëjtën kohë është regjistruar me një nga lojtarët e skuadrës braziliani të Cearas.

Këta të fundit para pak ditësh luajtën me skuadrën e Fortaleza dhe ashtu siç ndodh në të gjitha vendet, para ndeshjes lojtarëve iu është matur temperatura.

Megjithatë një nga lojtarët e Cearas i cili nuk e kishte mendjen, menjëherë sapo i drejtohen t’i masin temperaturën ngre duart lart, pasi mendoi se ishte armë.

Kaq mjaftoi që menjëherë video e tij të nisë të bëjë xhiron në rrjetet sociale, si një moment tepër gazmor dhe që nuk ka ndodhur më parë.


Shtuar 1.08.2020 08:50