Kamioni bie në humnerë, humb jetën shqiptari në Itali (FOTO LAJM)

Pëlqej
Një emigrant shqiptar ka humbur jetën ditën e sotme, pas një aksidenti në një gurore në Carrara të Italisë. Gjithçka ka ndodhur kur në momentin e ecjes, 32-vjeçari Lurand Llanaj i është fikur mjeti me të cilin transportonte gurët dhe më pas është përmbysur nga një lartësi prej 30 metrash.


Bashkë me shqiptarin ka qënë edhe shoku i tij Pasquale D'Amico, i cili mund të shpëtonte mrekullisht duke u hehdur prej kamionit në momentin e rënies.

"Hidhu, hidhu, kampioni po bie", i ka thënë mes lotëve italiani shokut të tij shqiptar, por ky i fundit ka shpresuar deri në fund se mund ta ndalte mjetin.

Gjatë operacionit të nxjerrjes së trupit ka qënë i pranishëm kryebashkiaku i zonës dhe vëllai i viktimës, Blerim Llanaj.

32-vjeçari ishte i martuar dhe ishte bërë baba prej pak kohësh. /albeu.com/
Shtuar më 07/09/2014, ora 15:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori