Një efektive e Policisë
Rrugore në kryeqytet është goditur nga një mjet i tonazhit të rëndë.
Efektivja mësohet se është Arta Shurbi rreth 40-vjeçe, e cila është dërguar në spitalin e Traumës e shoqëruar nga kolegët e saj me 3 makina të Policisë
Rrugore.
Mësohet se
efektivja ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë
Tiranë/Informacion
Më datë 15.01.2021, rreth orës 12:55, tek Cassa Italia, mjeti me drejtues K. V, ka aksidentuar punonjësen e policisë të qarkullimit rrugor shtetasen A. Sh, aktualisht në shërbim, e cila u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Shtuar më 15/01/2021,
ora 13:51