Kamioni përplas 60-vjeçarin që po udhëtonte me motor
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Shkodër-Bushat, ku një kamion ka përplasur një 60 vjeçar që po udhëtonte me motor.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Melgushë dhe mësohet se drejtuesi i mjetit që është plagosur është Zef Paloka dhe aktualisht ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetsore.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga Policia në lidhje me shkaqet e aksidentit./albeu.com/
Shtuar më 19/04/2019, ora 09:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori