Kamioni merr zvarrë 52-vjeçarin në Lushnje, humb jetën në spital
foto ilustruese
Gjatë natës në Lushnjë ka ndodhur një aksident tragjik, ku një kamion ka përplasur për vdekje një 52-vjeçar.

Sipas informacioneve aksidenti ndodhi në aksin rrugor Lushnje-Fier ku 52-vjeçari me iniciale N.N po udhëtonte me biçikletë.

Në timonin e kamionit mësohet se ishte shtetasi me inicialet B.S 52-vjeç.

I dëmtuari ndërroi jetë në Spitalin e Lushnjes.Policia thotë përmes një njoftimi paraprak se u arrestua drejtuesi i kamionit, ndërsa "materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale "Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor. /albeu.com/
Shtuar më 08/03/2019, ora 09:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori