Përplasen dy makina në aksin Laç-Mamurras, plagosen rëndë tre të rinj

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Laç-Mamurras ditën e sotme,ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën.

Mësohet se kanë mbetur të plagosur tre të rinj që udhëtonin në të njëjtën makinë.

Gjendja e tyre është e rëndë dhe mësohet se janë transpurtuar drejt Spitalit të Traumës.

Policia ka mbërritur në vendngjarje për të hetuar shkaqet e aksidentit.


Shtuar 26.05.2023 12:45