Kamioni del nga rruga e hyn në një shtëpi
Një i plagosur dhe dëme të konsiderueshme materiale është bilanci i një aksidenti ndodhur sot në mesditë.

Aksidenti fatmirësisht pa pasoja për jetën ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës.

Një kamion ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një banesë, pranë autostradës.

Burime nga policia thanë se nga aksidenti ka mbetur i plagosur vetëm drejtuesi i kamionit, ndërsa ka dëme materiale. /albeu.com/

Shtuar më 17/06/2016, ora 12:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori