“Kamikazi politik mori para për tu rrahur”, Tahiri i kthehet ashpër kandidatit të LSI
Pëlqej
Ish-ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri, ka reaguar sërish me videon e publikuar nga vetë ai ku shikohet kandidati i LSI-së Viktor Tushaj duke i future një zarf në xhep simpatizanti të LSI-së që u dhunua një ditë më parë.

Kandidati për deputet i LSI-së postoi në ‘Facebook”, e u shpreh se kështu e do zakoni, kur i shkon për kafe në shtëpi tjetrit.

“Nuk është e rrallë të në zënë sytë një kamikazë të ri politik që merr lek për tu rrahur.

Kështu e do zakoni që të në fusin lek në xhep.

Zakoni i shqiptarit nuk është që të fusin lek në xhep. Nuk është zakoni i shqiptarit të të blejë dhe të korruptojë. Zakoni i shqiptarit është që të presi mikun” u shpreh Tahiri. /albeu.com/
Shtuar më 19/06/2017, ora 16:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori