Iu zbulua e dashura? Reagon Butrint Imeri (VIDEO)

Më herët ditën e sotme në media u përhap me shpejtësi lajmi se Butrint Imeri është në një lidhje me Olta Beqirin. “Iconstyle.al” raportoi se burime të sigurta u kanë konfirmuar se dyshja janë bashkë, teksa deri tani nuk ka ende detaje se prej sa kohësh janë bashkë dhe si janë njohur. Vlen të theksohet se kjo nuk është hera e parë që ata përfliten për një lidhje pasi edhe para disa muajsh në media u raportua se ata po shijojnë një romancë, por këto zëra u shuan shpejt.

Pasi lajmi bëri xhiron e rrjetit ka ardhur edhe reagimi i Butrint Imerit. Ai ka postuar një fotomontazh në Instastory ku shihet pranë një tigri dhe një goce seksi. Këtë foto e ka shoqëruar me vargjet e Ledrit:

“Unë jam single plus kam mas shumti femra!” Kështu, artisti ka mohuar zërat se është në një lidhje me Oltën. Por, në mendje na mbeti vargu i dytë “Kam mas shumti femra”. Çfarë ka dashur të thotë Butrinti me këto vargje?


Shtuar 29.08.2021 15:19