Po ndërtonte pa leje, 44 vjeçari dhunon punonjësit e policisë bashkiake

Policia e Elbasanit ka arrestuar në flagrancë një 44 vje☼ar, pasi ka dhunuar punonjësit e policisë.

Bëhet me dije se është arrestuar S. Ll., 44 vjeç, banues në fshatin Bradashesh, Elbasan, pasi është konstatuar duke kryer ndërtim pa leje e organeve përkatëse. Gjithashtu ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike ndaj punonjësit të Policisë Bashkiake Elbasan, shtetasit P. Gj.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 7.06.2021 09:35