“Do t’i japim drejtim bashkimit të PD-së”, Salianji flet për shkarkimin e Alibeajt: Nuk jemi me nxitim…

“Do ecim dhe do t’i japim drejtim bashkimit të Partisë Demokratike.”

Kështu është shprehur deputeti demokrat Ervin Salianji në një prononcim për gazetarët.

Ai tha se të gjitha opsionet për bashkim janë në tavolinë dhe se do diskutohet çdo formë për të arritur në një konkluzion për bashkim.

Demokrati tha gjithashtu se një shumicë e grupit, prej 60%, ka marrë një vendim i cili është publik, teksa i pyetur për shkarkimin e mundshëm të Enkelejd Aliebajt nga kreu i grupit parlamentar, Salianji deklaroi se nuk ka nxitim për të larguar apo emëruar dikë dhe se nuk do ketë veprime deri në një moment të caktuar.

“Do ecim dhe do t’i japim drejtim bashkimit të Partisë Demokratike. Të gjitha opsionet janë në diskutim, unë thashë që do diskutohet çdo formë dhe do arrihen një konkluzion për bashkimin e partisë. Jo vetëm që marr përsipër përgjegjësi në një moment krie, por jam i gatshëm mund dhe të lë mandatin për bashkimin e PD-së. Çdo lloj opsioni është I mundshëm, e rëndësishme është që vendi të ketë opozitë. Nuk duhet të zhvendoset vëmendja nga skandalet e mazhorancës, thuajse 60% e deputetëve të dalë nga listat e 25 marsit ka një vendim. Unë jam nënkryetar I grupit formalisht, nuk ka pasur një vendimmarrje për përjashtim, duket se ishte një stërkëmbësh për prishjen e bashkimit. Gjyqi që kam në ngarkim është shtyrë për shkak të kundërshtarit që kam përballë, i cili është ai që përfaqëson trafikant droge.

 

 

Shumica e grupit, në 60% ka një qëndrim të caktuar që është publik. Nuk kemi nxitim për të larguar apo emëruar dikë, në këto kushte nuk do marrim veprime deri në një  moment të caktuar. Qëllimi nuk është të zvogëlohet PD apo t’u shërbejmë Ramës. Unë kam bërë një betejë të fortë kundër pronësimit të partisë, shumë shpejt do gjejmë një rrugë zgjidhje”, deklaroi ai./Albeu.com/


Shtuar 16.01.2023 16:15