Kamerat e sigurisë së Thesarit, vetëm 40 ditë filmime
Pëlqej
Prokuroria ka në dispozicion regjistrimet e kamerave të sigurisë të 40 ditëve të fundit të muajve maj-qershor të vendosura në dispozicion nga Banka e Shqipërisë për të zbardhur diçka nga vjedhja e thesarit dhe persona e implikuar në këtë ngjarje.

Një burim jo zyrtar i tha Top Channel se është kërkuar për t’u sekuestruar hard disku i dubluar që normalisht duhet të ishte i arkivuar, duke qenë se bëhet fjalë për një objekt të rëndësisë së veçantë, por kjo gjë nuk është bërë e mundur.

Oficerët e policisë gjyqësore kanë adminsitruar vetëm pamjet e 40 ditëve, pasi sistemi i kamerave i instaluar në degën e Thesarit është i tillë që ruan filmimet vetëm për këtë periudhë. Pas këtij afati ato vetasgjesohen. /albeu.com/
Shtuar më 12/08/2014, ora 17:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori