Kamera sigurie në rrugë/ Tahiri: Shqipëria një vend më i sigurtë
Gjatë inaugurimit të repartit të ri të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Vaqarr të Tiranës, ministri Tahiri foli për një sistem kamerash sigurie që do të instalohen në rrugë. Sipas ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, me miratimin e ligjit për masat shtesë, Shqipëria do të jetë një vend më i sigurtë.

“Jemi shumë të angazhuar të vazhdojmë me kamerat e sigurisë, me sistemin teknologjik të kamerave të rrugës.

Si në çdo vend të botës do të fillojmë edhe me shkeljet e qarkullimit rrugor edhe me aspekte të sigurisë, që kanë të bëjnë me identifikimin teknologjik, të mjeteve, qytetarëve, që konsumojnë vepra penale”, tha Tahiri.

Masa shtesë sigurie janë të detyruara të merren edhe nga institucionet arsimore si dhe bizneset me risk ndaj kriminalitetit. /albeu.com/
Shtuar më 23/09/2016, ora 16:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori