Kamera fikson momentin e sikletshëm, mjeku Kraja tenton të lërë mbledhjen me Manastirliun dhe kreun e OBSH
Një moment shumë i
sikletshëm ka ndodhur ditën e sotme para kamerave teksa Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu zhvillonte një takim me drejtorin e OBSH-së për Europën Hans Kluge, në prani të
mjekëve të spitalit Infektiv.
Gjatë fjalës së ministres Manastirlium,
mjeku Dhimitër
Kraja mundohet që të largohet nga mbledhja, por ndalohet nga koleget e tij.
Pas insistimit të vazhdueshëm të kolegeve,
Kraja vendos që të qëndrojë, por vendoset në rreshtin e dytë të
mjekëve.
Koleget e tij e mbajnë për krahësh dhe ai detyrohet të qëndrojë pa dëshirë në mbledhje.
Shtuar më 13/11/2020,
ora 15:51