Kamarieri shqiptar surprizon kryeministrin në Itali, Rama: Hajde këtu mor figurë (VIDEO)
Mbrëmjen e sotme kryeministri Edi Rama ndodhet në Itali për të dhënë një intervistë për emisionin e gazetarit Bruno Vespa “Porta a Porta”.

Rama bashkë me Fugën kanë zgjedhur të ulen në një kafe ndërkohë është surprizuar nga një shqiptar i cili punonte kamarier.

Biseda mes Ramës dhe kamarierit:

Edi Rama: Un caffe?

Kamarieri: Kafe ekspers?

Edi Rama: Uu shqiptar, hajde këtu mor figurë hajde, ulu, ulu. Kur ke ardh?

Kamarieri: Këtu në Itali jam që nga 2003.

Edi Rama: Nga je?

Kamarieri: Nga Elbasani.

Edi Rama: Gëzohem…

Kamarieri: Më erdhi shumë keq për tërmetin.

Edi Rama: Ça ti bëjmë. Italia na ka ndihmuar jashtëzakonisht. Na duhet mbështeteja e të gjithëve. Ne do ti bëjmë ato tonat se nuk do presim nga të tjerët, por këto janë gjëra që kalohen bashkarisht. Mirë pra, një kafe. Do kafe ti?
Shtuar më 04/12/2019, ora 19:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori