Kam vrarë atë që më vrau nënën: Mësuesi nga Vlora nxjerr emrat e atyre që e duan të vdekur
Disa ditë më parë qyteti i Vlorës u trondit nga një shpërthim, pjesë e një tentative për të vrarë në mënyrë mafioze Eljus Thartorin.

Thartori në momentin kur është goditur ka qenë duke qëndruar në ballkonin e shtëpisë së tij, ku së bashku me të ishte gruaja dhe foshnja e tyre 2-muajshe. Ai ka folur së fundmi në një intervistë për "News 24".

Thartori ka thënë se ai dyshon se ka tentuar ta heqin qafe Magdalena dhe Ilir Ymeri. Të paktën kështu dyshon ai.

Gjithashtu ai e ka thënë hapur se i ka marrë jetën njerkut të tij. Ai ka deklaruar:

Kam vrarë vetëm atë që më vrau nënën dhe kush e ka dëgjuar ka thënë i lumtë dora."
Shtuar më 09/09/2019, ora 14:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori