"Kam parë të vdesin me dhjetëra njerëz", ish-deputeti rrëfen 55 ditët e tmerrit me COVID-19
Një prej personave të infektuar me koronavirus në vendin tonë, ka qenë dhe ish-deputeti i PS, Fatmir Toçi. Si pasojë e infektimit, atij u desh të qëndronte 55 ditë në regjim shtrati nga të cilat 45 ditë në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ditë në të cilat humbi 20 kg.

70 % e mushkërive të tij u prekën nga koronavirusi. Mirëpo gjatë asaj periudhe të vështirë, ish deputeti Fatmir Toçi aq sa ka qenë i ndërgjegjshëm dhe i mundshëm për të shkruar ka mbajtur disa shënime, disa pika që në vijim të botonte një ditar.

“Ditari i përballjes me koronavirusin - 55 ditët e mia në luftë me armikun e panjohur”, mban titullin libri i tij.

Ish-deputeti rrëfeu sot në “Wake Up” betejën e vështirë dhe bëri një thirrje të rëndësishme e konkrete sensibilizimi për të respektuar masat për veten dhe të tjerët përballë këtij virusi vdekjeprurës.

“Kam parë të vdesin me dhjetëra njerëz, që nuk kanë mundur t’ia hedhin megjithë kujdesin e pazakontë, deri në çastet e fundit.

Je në një sallë me 10-12 shtretër ku ka një shërbim të pazakontë, ku do të thosha 12 të sëmurë ka 30 veta që janë personel. Imagjinoni çfarë shërbimi bëhet për të mbrojtur jetën.

Por, problemi i madh i shqiptarëve dhe i imi është se ne i drejtohemi mjekut dhe spitalit atëherë kur është shumë vonë, atëherë kur askush nuk ka çfarë të na bëjë më.

Duke parë gjithë këto skena, ku njerëzit ndërronin jetë, imagjinoni si i përjeton një njeri kur sheh 2-3 të pajetë.

Ky virus po ndryshon shoqërinë, po ndryshon gjithë botën mbarë, marrëdhëniet e të gjitha sferave, kontaktet po reduktohen, po ndryshon marrëdhëniet ekonomike”, tregoi ai.

Shtuar më 24/12/2020, ora 11:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori