"Kam një vajzë të vogël", si arriti t'i shpëtojë burgut Ermal Hoxha
Ermal Hoxha, nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha ka lënë qelinë e burgut.

Gjykata e Fierit ka vendosur të pranojë kërkesën e tij për lirim me kusht, pas kërkesës së depozituar prej tij që në verë.

Ai u dënua nga gjykata me 6 vjet e 8 muaj burg, por duke qenë se ka qëndruar për një kohë të gjatë në paraburgim, Hoxha e ka shlyer një pjesë të dënimit.

Kërkesa e tij u shqyrtuar nga gjyqtari Piro Sota më 20 gusht të këtij viti. Ndërkohë, vendimi u mor më 13 shtator, kur Hoxhës i kishin mbetur edhe 1 vit e 8 muaj për të shlyer dënimin.

Mësohet se ai kishte kërkuar edhe më herët që të përfitonte uljen e dënimit. Ai i ishte drejtuar gjykatës edhe në muajin mars, por gjyqtarja Marsela Dervishi e ka vlerësuar si të papranueshme kërkesën e Hoxhës për ulje me 90 ditë të dënimit, shkruan Panorama.

Pas tërheqjes nga kërkesa e parë, ai ka paraqitur edhe një kërkesë të dytë, duke argumentuar me faktin se ka një vajzë të vogël, si dhe ka kërkuar të merret parasysh edhe sjellja e tij në paraburgim.

Ermal Hoxha u dënua nga Gjykata e Krimeve të Rënda në korrik të 2017 me 10 vite burgim me gjykim të shkurtuar, së bashku me anëtarët e tjerë të grupit "Xibraka". /albeu.com/



Shtuar më 18/09/2018, ora 09:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori