"Kam frikë", Artan Hoxha nxjerr mesazhet e fundit me Astrit Bilalin
Astrit Bilali e ndjente rrezikun që i kanosej. Kishte muaj të tërë që nuk dilte nga shtëpia, lëvizje shumë të kufizura vetëm për tu kujdesur për kuajt.

Pasioni i veçantë për hipizmin ishte arsyeja e vetme pse Astrit Bilali dilte nga shtëpia, ndërsa gjatë gjithë kohës e ndjente veten të rrezikuar.

Këto detaje i ka dhënë në studion e Report Tv, gazetari Artan Hoxha, i cili tregon se vetëm ditën e djeshme kishte pasur komunikim me mesazhe me të ndjerin tashmë, Astrit Bilalin.

"Dje kam komunikuar me të, kishte shqetësim në lidhje me ngjarjet e fundit në Shkodër dhe me mos reagimin e policisë për ngjarjet e fundit në Shkodër. Kishte kohë që rrinte i mbyllur dhe bënte lëvizje shumë të kufizuar. Dilte nga shtëpia vetëm për tu kujdesur për kuajt", tha Hoxha.

Gazetari tregoi se pas një muaj izolim në shtëpi, Bilali doli nga banesa në shtator të 2018-ës, për të pritur një grup vizitorësh në resortin e tij me kuaj, e njëjta ditë kur u vra duke kalëruar Arjan Ferracaku. Sipas Artan Hoxhës, kjo vrasje ishte për t'i treguar fisit Bilali se tashmë shenjestra e grupeve kriminale ishte drejtuar nga ta.

"Qëkur ka ndodhur vrasja e Arjan Ferracakut në shtator 2018...Një muaj para shtatorit Astrit Bilali nuk kishte dalë nga banesa prej një muaji. Atë ditë i kishte ardhur një grup turistësh për të bërë shëtitje, se ai ka disa kuaj është pasioni i tij hipizmi, dhe për fat të keq u vra Arjan Ferracaku. Asnjë implikim nuk i gjendej atij njeriu në aktivitete kriminale.

Vrasja e Arjan Ferracakut ishte sinjali që Astrit Bilali dhe pjesëtarë të familjes së tij ishin vënë në listën e ekzekutorëve në Shkodër. I hodha një sy mesazheve që kisha shkëmbyer me të, dhe ai shprehet qartë që është në një situatë të vështirë asi dhe familja e tij. Shkodra ka kaluar në '97-ën", tha Artan Hoxha.

Hoxha tha se dy vëllezërit e vrarë sot, Astrit dhe Brahim Billali, nuk janë pjesëtar bandash. Lidhja që bëhet me serialin e vrasjeve - tha Hoxha - është me djalin e tij Astmer Bilalin. Ish-boksieri i Vllaznisë është arrestuar si pjesëtar i bandës së Bajrave në Shkodër.

Lufta mes dy grupeve Lici dhe Bajri në Shkodër, dhe hakmarrja ndaj Bilalëve ka nisur pasi Astmer Bilali mund të ketë ndihmuar në realizimin e vrasjes së Fatbardh Licit në gusht 2018. Astmer Bilali ishte në rrethin e të dyshuarve si ekzekutor, në sajë të dyshimeve të paprovuara. Bilali tashmë është në masë arresti e burg për tjetër akuzë si pjesë e grupi Bajri, në sajë të aksioni Oaz.

"Kemi të bëjmë me Astrit Bilalin, 59 vjeç dhe me Brahim Bilalin. Të dy nuk figurojnën askund të implikuar në aktivitet të paligjshëm. Brahim Bilali ka bindje antikomuniste. Është themelues i PD-së në Shkodër, ka qenë këshilltar i PD-së në Bashkinë e Shkodrës, gjithashtu edhe kryetar i grupseksionit të PD-së në Kiras. Brahim BIlali, ish-kampion i hipizmit ishte edhe kryetar i Shoqatës '2 Prilli' në Shkodër", tha gazetari.

Brahim Bilali ne nje takim elektoral te Bashes ne Shkoder
Sipas Artan Hoxhës, të gjitha këto vrasje, janë një seri ngjarjes kriminale të paralajmëruara prej korrikut të vitit të kaluar.
Shtuar më 30/03/2019, ora 13:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori