Kaluan natën në komisariatin e Vlorës, flet shtetasi rus: Vetëm në Shqipëri mund të ndodhë kjo!
Dmitriy Nikulin një prej rusëve që ishte në bordin e velierës së ndaluar nga policia kufitare e Vlorës gjatë ditës së djeshme tha se ndalimi tyre ishte absurd.

Duke komunikuar me gazetarët, Nikulin tha se moti i keq i kishte detyruar të ndalonin në ujrat territoriale gjatë natës. Por radiot detare nuk funksionojnë gjatë natës dhe vetëm në mëngjes arriti të kontaktonte me oficerin e policisë kufitare për të bërë procedurën.

“Por, ata na ndaluan menjëherë pa në dhënë mundësinë që të jepnin shpjegime”, është shprehur ai. Sipas tij, në ligjin detar nëse ka mot të keq mund të ndalosh në cilindo shtet. Përveçse në shqipëri jo!

I pyetur për destinacionin e tyre përfundimtar, ai tha se ishte Mali i Zi dhe se veliera përdorej prej tij për itinerarin nga Mali i Zi në Turqi, edhe për të instruktuar të rinjtë që dëshirojnë të mësojnë të drejtojnë një velierë.

Ndërkohë Policia e Vlorës kishte dyshime se veliera mund të ishte përdorur për aktivitete të paligjshme, dhe për këtë shkak ka nisur verfikimet për rastin
Shtuar më 30/10/2020, ora 13:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori