“Dobëson peshën e votës së diasporës”, Berisha shpërndan deklaratën e DPSHL: Ata denoncojnë propozimin Balla-Alibasha

Postimi i Plotë nga Berisha sa i takon votës së diasporës:

Organizata Diaspora për Shqipërinë e lirë denoncon me një deklaratë të veçantë propozimin Balla-Alibasha për një zonë të veçantë elektorale si antikombëtar.

Deklaratë për shtyp – Vota e Shqiptarëve me vendbanim jashtë Shqipërisë

Diaspora për Shqipërinë e Lirë (DPSHL) përshëndet KQZ-në dhe OSBE-në për konferencën
e organizuar me temë “Votimi nga jashtë, koha është tani” të datës 24 Maj 2022, ku lëvizja u
përfaqësua nga tre prej anëtarëve të saj.
Në këtë konferencë, Bledar Milaqi, bashkëthemelues dhe sekretar i përgjithshëm i DPSHLsë, ritheksoi domosdoshmërinë e mosmohimit dhe të mostjetërsimit të votës së shqiptarëve
jashtë Shqipërisë.
Ndërsa detajet teknike dhe modalitetet në lidhje me këtë temë jetike për të ardhmen e
demokracisë shqiptare mbeten për t’u diskutuar, DPSHL-ja ka ndjekur me shqetësim
propozimin e disa përfaqësuesve te partive politike për krijimin e një zone zgjedhore të 13-
të, me 5 deputetë të rezervuar për diasporën.
Lëvizja deklarohet kategorikisht kundër këtij propozimi i cili dobëson peshën e votës së
diasporës dhe tenton të zvogëlojë dhe qendërzojë influencën e mbi 1.4 milion shqiptarëve
të diasporës të cilëve kushtetuta u garanton të drejtën e votes.
Ka një dhe vetëm një votë, të barabartë për të gjithë.
Çdo propozim që synon të shpërfytyrojë qëllimin dhe të drejtën e votimit nga jashtë te
shtetasve shqiptar, do të përballet me rezistencë nga Lëvizja jonë dhe do të luftohet me të
gjitha mjetet ligjore dhe politike në dispozicion të shoqërisë civile!
Vota jonë ka peshë!/albeu.com


Shtuar 27.05.2022 16:45