Kaluan 1 mijë shqiptarë në SHBA, zbardhet skema që ndiqej dhe sa paguhej
Pëlqej
Policia e Shtetit ka zbardhur detaje nga operacioni i madh, finalizuar me 31 të arrestuar dhe 12 në kerkim për trafik të shqiptareve drejt SHBA dhe Kanadasë.

"Nga veprimet hetimore të kryera, rezulton se 7 grupe të strukturuara kriminale, të cilat operonin në Shqipëri, Bullgari, Spanjë, Francë, Republikën Domenikane, Itali, Britani, Irlandë, ShBA e Kanada, kanë mundësuar kontrabandimin e rreth 1 mijë personave (shtetas shqiptarë) në drejtim të Mbretërisë së Bashkuar, ShBA-ve dhe Kanadasë”- ka njoftuar kreu i Policisë se Shtetit.

Veliu deklaroi se për çdo person paguhej nga 7 000 paund për në Mbretërinë e Bashkuar dhe nga 25 000 deri në 30 000 dollarë për në ShBA dhe Kanada.

Deklarata e plotë

Përgjatë natës së kaluar dhe gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm është përmbyllur mega-operacioni i koduar “One If – By Land”, në kuadër të goditjes së kontrabandimit të personave me qëllim emigrimin drejt SHBA-ve, Kanadasë dhe Mbretërisë së Bashkuar.

I gjithë hetimi i zhvilluar me metoda speciale nga Policia e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ka zgjatur disa muaj.

Operacioni u realizua në koordinim me Agjentët Specialë të Shërbimit Diplomatik të Sigurisë të Departamentit të Shtetit në SHBA, që janë atashuar në Tiranë, agjencitë e Departamentit të Sigurisë Kombëtare dhe Patrullimit të Kufirit të SHBA-ve.

Dogana dhe Mbrojtja Kufitare – Qendra Kombëtare e Targetimit, janë dy agjencitë që kanë asistuar në zhvillimin e hetimeve dhe realizimin e këtij operacioni.

Partnerë të tjerë që kanë asistuar dhe kontribuar në këtë operacion janë Agjencia e Shërbimeve Kufitare të Kanadasë, SELEC, EUROPOL, Interpol, Policia e Kosovës, Policia Kombëtare Spanjolle, Policia Franceze, Policia italiane, etj.

Nga veprimet hetimore të kryera, rezulton se 7 grupe të strukturuara kriminale, të cilat operonin në Shqipëri, Bullgari, Spanjë, Francë, Republikën Domenikane, Itali, Britani, Irlandë, ShBA e Kanada, kanë mundësuar kontrabandimin e rreth 1 mijë personave (shtetas shqiptarë) në drejtim të Mbretërisë së Bashkuar, ShBA-ve dhe Kanadasë.

Për çdo person paguhej nga 7 000 paund për në Mbretërinë e Bashkuar dhe nga 25 000 deri në 30 000 dollarë për në ShBA dhe Kanada.

Pjesëtarët e këtyre grupeve kriminale përmes veprimeve aktive ndihmonin shtetasit shqiptarë të interesuar për të emigruar në mënyrë të paligjshme drejt vendeve të mësipërme, duke falsifikuar dokumenta udhëtimi dhe identiteti të vendeve të BE-së.

Ata përdornin iteneraret:

Shqipëri – Itali – Mbretëri e Bashkuar
Shqipëri – Francë – Mbretëri e Bashkuar
Shqipëri – Bullgari – Belgjikë – Republika Domenikane – SHBA / Kanada
Shqipëri – Spanjë – Amerika Latine – SHBA/Kanada

Lidhur me provat dhe faktet e grumbulluara me metoda speciale hetimi, Prokuroria për Krimet e Rënda Tiranë ka kërkuar në Gjykata dhe ka nxjerrë Urdhëra Ndalimi për 51 shtetas shqiptarë të implikuar, nga të cilët janë ekzekutuar 39 të tillë dhe 12 shtetas të tjerë janë shpallur në kërkim. /albeu.com/
Shtuar më 17/03/2018, ora 14:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori