Kalon vettingun drejtuesi i prokurorisë së Tropojës
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka rikonfirmuar në detyrë drejtuesin e Prokurorisë së Tropojës Artan Shtrungza.

Trupa gjykuese e përbërë nga Etleda Çiftja, Pamela Qirko dhe Genta Tafa (Bungo) pas shqyrtimit të dokumentacionit nga DSIK, prokuroria e përgjithshme dhe ILDKPKI, por edhe hetimi që bënë vetë vendosën që ta konfirmojnë në detyrë.

Artan Shtrungza nuk rezultoi me probleme në asnjërën nga shtyllat e hetimit, pasurisë, integritetit dhe profesionalizimit.
Shtuar më 16/05/2019, ora 09:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori