Kalon rrugën për të parë një kufomë në kanal, 55 vjeçarin e përplas makina
Një aksident me pasoja për jetën është shënuar mbrëmjen e djeshme, në autostradën Lushnje–Rrogozhinë.

55-vjeçari Agim Duka është përplasur nga një furgon, teksa po kalonte në anën tjetër të rrugës.

Mësohet se Duka po kalonte rrugën për të parë një trup të dekompozuar në një kanal, që sipas policisë, dyshohet të jetë po viktimë e një aksidenti.

Policia ka nisur hetimet, për hedhjen dritë të kësaj ngjarje. /albeu.com/

Shtuar më 16/01/2015, ora 09:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori