Porositi dy vrasje, polici Bejko mohon akuzat: Pse ua dhashë 3 500 euro vëllezërve Beqiraj

Efektivi i burgjeve Flamur Bejko, i cili dyshohet se porositi vëllezërit Beqiraj për vrasjen e dy personave të tjerë, e ka mohuar akuzën para hetuesve. Ai ka pohuar se dy vëllezërve ua ka dhënë borxh shumën prej 3500 eurosh me argumentin se Beqirajt do të bënin disa dokumenta në Greqi.

Burime e policisë pohojnë se nga hetimet e deritanishme rezulton që efektivi i burgjeve dhe dy objektivët e atentatit kishin konflikt me njëri-tjetrin.

Ushtaraku Altin Celami nuk kishte rol parësor në grup, por ishte person që kishte siguruar dhe shkëmbyer armët e sekuestruara.

Ndërkohë, ditën që ndodhi rrëmbimi i Indrit Beqirajt në autostradë, autorë janë personat e shpallur në kërkim, pjesë e grupit të Aleksadër Lahos i njohur me nofkën Rrumi i Shijakut. Nga verifikimet ka rezultuar se ata i kanë mbajtur në vëzhgim vëllezërit Beqiraj për llogari të tyre dhe nuk kanë pasur dijeni për atentatin që Indrit dhe Gentjan Beqiraj do kryenin për llogari të efektivit të burgjeve.