Kaloi me 121 dele nga Greqia në Shqipëri, arrestohet sarandioti
Policia ka arrestuar një bari pasi bashkë me 121 dele u fut ilegalisht në tokën shqiptare.

Në pranga ka rënë një bari nga fshati Xarë i Sarandës, Arqile Mane, 57 vjeç.

Policia e Sarandës në bashkëpunim me Policinë Kufitarenjoftoi se arrestimi i këtij shtetasi u bë se ka kaluar kontrabandë nga shteti grek, në Mursi të Sarandës, nëpërmjet kufirit të gjelbër, njëqind e njëzet e një krerë bagëti të imta.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale "Kontrabandë me mallra të licencuara" parashikuar nga neni 173 i Kodit Penal. /albeu.com/


Shtuar më 06/09/2018, ora 09:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori