Kaloi COVID-19, Adriatik Alimadhi: Isha gati duke ndërruar jetë në spital
"Kam qenë në kushte të vështira se mund të ndahesha nga kjo jetë. Mbyllja brenda vetvetes sepse kjo është një sëmundje që të pushton dhe të vë përpara..."

Adriatik Alimadhi, është ndër deputetët e parë që është infektuar nga Covid-19 në Kuvendin shqiptar dhe që e ka fituar këtë betejë.

Por, ndonëse ia ka dalë mbanë, ai tregoi vështirësitë dhe pasojat që i ka lënë Covid.

Ai shprehet se dhimbjet muskulare i shkaktojnë vështirësi në të lëvizur edhe sot.

"Ka qenë një situatë jo e mirë e imja, kam qenë ndër të parët që jam prekur. Kam falenderuar bluzat e bardha më kanë shërbyer me kujdes të veçantë.

Kam qenë në kushte të vështira se mund të ndahesha nga kjo jetë. Mbyllja brenda vetvetes sepse kjo është një sëmundje që të pushton dhe të vë përpara.

Pavarësisht problemeve që më janë rikuperuar, kam një problem që dua tua them të gjithë atyre që më dëgjojnë.

Aktualisht që jam i ulur këtu kam një lodhje të muskujve të trupit që kanë të bëjnë me lidhjen e kockave që më shkaktojnë probleme në ulje dhe në çuarje.

Kjo do lëvizje, durim dhe vullnet. Në gjendjen që unë kam qenë. Kur isha në kushte të vështira doja të shijoja jetën", tha Alimadhi në ‘Report TV’.
Shtuar më 27/10/2020, ora 20:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori