Kalo: E vetmja PPP e pranueshme e mjekut mbetet puna
Mjeku i njohur infeksionist, Tritan Kalo ka theksuar se e vetmja PPP e pranueshme është puna, përkushtimi dhe profesionalizmi.

Kalo përmes një postimi në rrjetin social Facebook shkruan se mantelbardhi duhet të mbetet i tillë për sa kohë frymon.

“E vetmja PPP e pranueshme pa asnjë drojë e jetës sime ishte dhe mbetet: Punë, Përkushtim dhe Profesionalizëm kudo dhe në çdo moment…MANTELBARDHI duhet të mbetet i tillë për sa kohë që ai frymon….”Ad astra per aspera” – shprehet Latini….”, shkruan mjeku.
Shtuar më 01/10/2020, ora 08:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori