Kalmi Rej:Zvicra mbështet pavarësinë formale të Kosovës
Albeu.com
"Zvicra mbështet pavarësinë formale të Kosovës" tha në Lubjanë, Ministrja e Jashtme Mishel Kalmi Rej. Sipas saj, mungesa e statusit shkakton vështirësi të shumta politike dhe ekonomike."Andaj Zvicra angazhohet për parimin, standardet pas statusit" tha Kalmi Rej, pas takimit me Ministrin e Jashtëm të Sllovenisë, Dimitrij Rupel.
Ai tha se "statusi i pazgjidhur i Kosovës paraqet burim potencial të destabilitetit në Evropën Juglindore, prandaj bashkësia ndërkombëtare duhet të mbështes procesin e bisedimeve për statusin e Kosovës".
Shtuar më 29/11/2005, ora 17:35
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori