E FUNDIT/ Fluturon kurba, 4 viktima dhe 93 raste të reja
Kallëzoi Luan Dacin dhe Ardian Hajdarin, Kushtetuesja refuzon kërkesën e Besnik Canit
Gjykata Kushtetuese ka refuzuar kërkesën e anëtarit të këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe njëherësh ish-prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, Besnik Canit ndaj të cilit KPK ka vendosur në nëntor të 2018 konfirmimin në detyrë ndërsa kundër këtij vendimi Komisioni Publik 3 muaj më vonë ka paraqitur ankesë në KPA.

Vetë Cani kishtë ankimuar trupën gjykuese që do të merrej me çështjen e tij pasi për njërin prej tyre (anëtar të KPA) se cënon integritetin e gjyqtarit. Në arsyetimin e Gjykatës Kushtetuese, kërkuesi si individ nuk mund të paraqesë drejtpërdrejt në GJK çështjen e tij

Cani e bëri këtë kërkesë pasi pretendon të pritet deri në shprehjen e GJKKO për kallëzimin ndaj dy antarëve të KPA, Ardian Hajdari dhe Luan Daci, të cilët i akuzon për falsifikim të formularit të aftësive profesionale.

Cani kishte depozituar një padi në Kushtetuese, ku kërkonte verifikimin e kushtetutshmërisë së zgjedhjes si anëtarë të KPA të dy gjyqtarëve të çështjes, Artan Hajdari dhe Luan Daci.
Shtuar më 27/05/2020, ora 16:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori