Kallëzimi i Metës ndaj Dvoranit, SPAK merr në hetim dosjen
Prokuroria e Tiranës shpall moskompetencën për padine e presidentit Ilir Meta ndaj Ardian Dvorani.

"Sot prokuroria e Tiranës, konfirmoi zyrtarisht për mbylljen e hetimit nga kjo prokurori dhe shpalljen e moskompetences dhe kalimin e saj SPAK" .

Në mes të nëntorit presidenti Ilir Meta dorëzoi kallëzimin në tre prokurori, por Prokuroria e Përgjithshme dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda shpallën moskompetencën pasi veprat penale për të cilat është kallëzuar Dvorani "shpërdorim detyre" dhe "përvetësim i titullit apo detyrës shtetërore" u quajten kompetencë e Prokurorisë së Tiranës, por me themelimin e SPAK kjo dosje i kaloi kësaj prokurorie të posaçme.

"Deri tani kjo eshte e vetmja dosje qe prokuroria e Tiranes ka nisur prane SPAK dosjen" informoi gazetarja

Në padinë penale Presidenti Meta kërkoi të administrohen një sërë provash materiale deri tek audioregjistrimi i mbledhjeve të zhvilluara, pasi sipas presidentit nga 30 mbledhje të zhvilluara nga KED vetëm një prej procesverbaleve është zbardhur. Zoti Dvorani, thotë Meta, ka përvetësuar vendimmarrjen kolegjiale për Arta Vorpsin.

Dvorani është propozuar sërish nga KLGJ si anëtar i vetëm përfaqësues nga Gjykata e Lartë për KED

Shtuar më 26/12/2019, ora 14:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori